Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Genoa e nis takimin me një lojtar më pak, Atalanta fiton vetëm në frymën e fundit (video)
21 Dhjetor 2025 22:38 Telesport Genoa-Atalanta, ndeshja përmbyllëse e javës së 16-të në Serie A, e luajtur në “Luigi Ferraris” është mbyllur 0-1 për bergamaskët. Vendasit e nisën takimin thuajse me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të portierit Nicola Leali, pa u mbushur ende minuta e tretë. SHIHVIDEON Leali u ndëshkua direkt me karton të kuq pas faulllit ndaj Daniele Maldini si lojtar i fundit, jashtë zonës. Sipas OPTA, Nicola Leali, i përjashtuar në minutën 2:44, është vetëm portieri i dytë që merr karton të kuq brenda tre minutave të para të një ndeshjeje Serie A që nga sezoni 1994/95, i mëparshmi ishte Luca Marchegiani me Lazion më 20 tetor 1996 (kundër Cagliarit). Pavarësisht faktit se ishte me një lojtar më shumë,...