GDS: Milani troket sërish në derën e Chelsea! Gati akordi i radhës?

GDS: Milani troket sërish në derën e Chelsea! Gati akordi i radhës?

21 Dhjetor 2025 13:14 Telesport Sipas raportimit të Gazzetta dello Sport, dita e nesërme mund të jetë vendimtare për Niclas Füllkrug, i cili po i afrohet gjithnjë e më shumë kalimit te Milani. Aleanca mes kuqezinjve dhe klubeve londineze mund t’i dhurojë trajnerit Massimiliano Allegri jo vetëm një përforcim në sulm, por edhe një mbrojtës qendror, pasi drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë seriozisht një mundësi konkrete nga Chelsea. Milani mund të trokasë sërish në derën e Chelsea, këtë herë për Axel Disasi, duke përfituar nga marrëdhënia e shkëlqyer me pronarët e “Blues”. Operacioni do të ishte i ngjashëm me atë të Füllkrug: huazim me të drejtë blerjeje, e aktivizueshme në bazë të arritjes së objektivave të caktuara. Chelsea, që shpenzoi 45 milionë euro për Disasin...