“Gaz Demi e di se çfarë bën, do çuditeni me trajnerin Kërnaja”! Dostin e prek situata e Tiranës: Shpëtojeni se është turp

“Gaz Demi e di se çfarë bën, do çuditeni me trajnerin Kërnaja”! Dostin e prek situata e Tiranës: Shpëtojeni se është turp

Partizani arriti të fitonte në shifrat 2-0 kundër Tiranës. Në një lidhje live me emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN ishte figura e njohur e futbollit shqiptar dhe Partizanit, Edmond Dosti. Ky i fundit nuk i kurseu vlerësimet për trajnerin Oltijon Kërnaja dhe nga ana tjetër shfaqi gjithë prekjen e tij me situatën e Tiranës. “E pashë ndeshjen, ishte shumë e bukur, me shumë emocione. Realizuam dy gola të shkëlqyer, Tirana u mundua në të dytën për të kthyer rezultatin, për të shënuar, i mungoi pak dhe fati, nuk janë akoma aty ku duhet. Tirana nuk e meriton këtë vend. Nuk jam kundër Tiranës, Tirana i duhet futbollit shqiptar dhe ata cuna të luftojnë fort për ta mbajtur në Superiore. Po ra prapë...