Gavi kthehet te Barcelona pas shtatë muajsh dëmtim, trajneri Flik mund ta aktivizojë këtë javë

Gavi kthehet te Barcelona pas shtatë muajsh dëmtim, trajneri Flik mund ta aktivizojë këtë javë

Adriatik BALLA Barcelona ka një kontigjent mjaft cilësor dhe falë përbërjes së saj pretendon titullin në Spanjë por edhe trofeun e Champions League. Në të vërtetë disa dëmtime e kishin penalizuar jo pak grupin dhe stafin teknik me në krye trajnerin Hansi Flik, por dje mediat spanjolle raportuan për kthimin e një lojtari cilësor, që kishte shtatë muaj i dëmtuar. Kështu, sipas mediave sportive spanjolle, trajneri i Barcelona, Hansi Flik, mund të llogarisë në shërbimet e Gavi për herë të parë që nga muaji gusht këtë fundjavë, nëse vendos ta aktivizojë. Mesfushori 21-vjeçar ka qenë duke u rikuperuar nga një dëmtim i meniskut gjatë shtatë muajve të fundit, por tani duket gati për të bërë hapin e radhës. Pas dëmtimit në gju në muajin gusht,...