Gattuso: Ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime, duhen mendje dhe këmbë të forta
“Jam ende i ri, por po luaj shumë. Ajo e së enjtes është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime”, – deklaroi Gennaro Gattuso para sfidës vendimtare “play off” ndaj Irlandës së Veriut. Nevojitet patjetër fitorja, për të shmangur mungesën në Botërorin e tretë radhazi të Italisë. “Ka humor të mirë mes lojtarëve, jemi të karikuar. Grupi është në dispozicion, duhen mendje dhe këmbë. Kundërshtarët besojnë shumë. Bastoni është për t’u vlerësuar. Dy Botërorë të humbur ishin shok psikologjik, ndaj duhet ta kemi ‘dhëmbin e helmuar’ kësaj here. Duhet të jemi të fortë mendërisht, të dimë të vuajmë dhe, me topin, të luajmë shpejt në 16-20 metrat e fundit. E ndiej peshën e krejt vendit mbi supe. Prej 7 muajsh më thonë ‘na çoni në...
Burimi:
telesport.al