Gattuso i “falur”, por a është e drejtë? Italinë e dënuan (edhe) gabimet e trajnerit
2 Prill 2026 8:15 Alfred Lleshi Lexuesit e “Sportmediaset.it” fajësojnë për dështimin e radhës të Italisë në Botëror kryesisht Federatën, më pas lojtarët dhe vetëm në një pjesë minimale (2%) trajnerin Gennaro Gattuso. Por ndeshja me Bosnjën, që mund t’i çonte axurrët në SHBA, Meksikë dhe Kanada, la shumë pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe menaxhimin e tij pas 120 minutave dhe penalltive në Zenicë. Pyetja mbetet: Si do të kishte përfunduar nëse…1. Alessandro Bastoni do të luante në rolin e zakonshëm si tek Interi, me Federico Dimarco në krah dhe Alessandro Buongiorno në qendër?2. Pio Esposito ta niste titullar në vend të Mateo Retegui, më i dobëti në fushë?3. Moise Kean të qëndronte në lojë për të shfrytëzuar forcën dhe shpejtësinë në kundërsulm?4. Pio Esposito, i...
Burimi:
telesport.al