Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Gattuso është i karikuar dhe i vendosur, shpresoj që Italia të luajë në Botëror”
19 Dhjetor 2025 10:15 Alfred Lleshi I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Gigi Di Biagio foli për përvojën e tij si trajner i kombëtares U-23 të Arabisë Saudite: “Së pari duhet të përshtatesh me zakonet lokale. Ndodh shpesh që në dhomën e zhveshjes një lojtar të më kërkojë leje të largohet për t’u falur. Gjithsesi, ajo që lojtarët sauditë duhet të përvetësojnë është vëmendja ndaj detajeve. Në këtë aspekt, ardhja e yjeve të mëdhenj mund të ushqejë frymën e imitimit”. Më pas, Di Biagio ndalet te kombëtarja italiane. Më 26 mars, Italia do të përballet me Irlandën e Veriut në gjysmëfinalen e “play off”-it kualifikues për Botërorin. Në rast kualifikimi, do të ndeshet me fituesen mes Bosnjës dhe Uellsit: “Shpresoj dhe besoj se do të...