“Gattuso do të na çojë në Botëror, ky trajner më ndryshoi jetën dhe karrierën”
19 Mars 2026 14:27 Alfred Lleshi Alessandro Nesta rikujtoi karrierën dhe jetën në ditën e 50-vjetorit, mes kujtimesh dhe reflektimesh mbi futbollin italian. Në intervistën për “Corriere della Sera”, ish-mbrojtësi italian tregoi fillimet në futboll: “Një skaut më përzgjodhi për te Roma, por babai im, që ishte lacial, kundërshtoi”. Te Lazio mbërriti fëmijë dhe Zdeněk Zeman i ndryshoi fatin: “Në fillim luaja mesfushor, pastaj më vendosi në qendër. Mendova se ishte i çmendur, por më ndryshoi jetën dhe karrierën”. I paharrueshëm për të mbetet titulli i vitit 2000: “Isha i pezulluar, dëgjova golin e Calori në radio dhe u ktheva në ‘Olimpico’. Ishte festë e çmendur”. Kalimi te Milani më 2002 ishte i vështirë: “Nuk doja të largohesha nga Lazio, pastaj kuptova se ishte klubi...
Burimi:
telesport.al