“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për situatën aktuale të ekipit kuqezi dhe mundësinë e një rikthimi të tij, gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN. De Biasi u shpreh se Shqipëria e sotme ka më shumë potencial krahasuar me periudhën kur ai u largua në vitin 2017, duke theksuar se skuadra ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe të rinj që aktivizohen në kampionate të ndryshme. “Sot Shqipëria nuk është në ato kushte që e lashë unë në 2017-ën, por është një skuadër me perspektiva më të larta, sepse ka shumë lojtarë të mirë që janë pjesë e skuadrave bazë, si dhe të rinj që luajnë jashtë dhe mund të kontribuojnë për ta rritur më tej...
Burimi:
javanews.al