Gati për Poloninë, zbulohen numrat në fanellë që do mbajnë lojtarët kuqezi

Gati për Poloninë, zbulohen numrat në fanellë që do mbajnë lojtarët kuqezi

Në Varshavë gjithçka duket gati për këtë të enjte, aty ku kombëtarja shqiptare e futbollit luan në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026 kundër Polonisë. Janë zbuluar 23 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Silvinjo si dhe numrat që ata do të mbajnë në fanellë. Duke qenë se Jasir Asani do ta ndjekë ndeshjen në tribunë, fanellën me numrin e tij 9 do ta marrë Anis Mehmeti, i cili është rikthyer në Kombëtare pas një kohe të gjatë mungese. Numrin 7 të Rei Manajt i cili është i dëmtuar dhe nuk u grumbullua fare, e ka marrë Adrion Pajaziti. Dy risitë e brazilianit siç janë Stavro Pilo dhe Bujar Pllana do të kenë fanellat me numrat 19 dhe 15. Lista e numrave: Tomas Strakosha numrin...