Gati largimi nga United, Maguire përflitet në Serinë A

Gati largimi nga United, Maguire përflitet në Serinë A

Harry Maguire mund të largohet nga Manchester United që në merkaton e janarit, për shkak të hapësirave të kufizuara dhe problemeve fizike. Mbrojtësi anglez ka zhvilluar vetëm dhjetë ndeshje këtë sezon mes kampionatit dhe kupave dhe nuk ka luajtur që nga muaji nëntor. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe largimi duket i pashmangshëm. Serie A përmendet si një destinacion i mundshëm, me Milanin dhe Romën që po kërkojnë një mbrojtës qendror me eksperiencë, edhe pse nuk ka ende kontakte konkrete. Edhe Napoli monitoron situatën, për shkak të marrëdhënieve të mira me United, ndërsa Interi shihet më pak i mundshëm në janar. Fiorentina ka qenë gjithashtu e informuar për profilin e Maguire, por kostot konsiderohen të larta. Në moshën 33-vjeçare, Maguire kërkon një...