Gasperini: Interi po bën kampionat të veçantë. Juve? Demantuam një ekip të fortë, por…
2 Mars 2026 11:27 Alfred Lleshi Gian Piero Gasperini, pas barazimit 3-3 me Juventusin, foli për kampionatin italian dhe rivalët e Interit e Juventusit. Tri barazime ndaj ekipeve të mëdha… Vetëm Interi më mirë se Roma?Interi po bën një kampionat të veçantë. Ne kemi qenë në avantazh në tri ndeshjet e fundit ndaj ekipeve të mëdha, ishim më afër fitores sesa humbjes. I konsideroj performanca të nivelit të lartë, por detajet bëjnë diferencën. Këto ekipe në fund nxjerrin në pah lojtarët e aftë në lojën ajrore. Nuk është rastësi, fizikaliteti në fund i favorizon këto ekipe. Duhet të jemi më të mirë për të mos pësuar gola nga goditjet standarde, madje edhe nga larg. Ne po ashtu i shfrytëzuam ato, janë faktor në ndeshje. Intensitet...
Burimi:
telesport.al