Gara për “Këpucën e Artë”, Kane duket i pakapshëm nga Mbappé dhe Haaland
Harry Kane është i pakapshëm dhe duket se po shkon drejt fitimit të “Këpucës së Artë” europiane. Sulmuesi anglez dominoi “Klassiker”, shënoi një dopietë tjetër dhe shkëputet kësisoji nga Kylian Mbappé. Bomberi anglez ka shtuar 2 gola të tjerë, ndërsa francezi ishte jashtë fushe dhe diferenca tani është 14 pikë. Podiumin e mbyll Erling Haaland, me 44 pikë. Serie A ruan vendin në “top 10” falë Lautaro Martinez. Sulmuesi kryesor i kampionatit italian, i dëmtuar aktualisht, renditet i 8-ti me 14 gola, së bashku me Mason Greenwood, Deniz Undav, Joaquin Panichelli, Antoine Semenyo dhe Darko Lemajic. Pikët llogariten duke shumëzuar numrin e golave me koeficientin e UEFA-s, sipas kampionatit përkatës: 2 pikë për golat në 5 ligat kryesore europiane (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë), 1.5...
Burimi:
telesport.al