“Gangsteri” i UFC-së gati të rikthehet në kafaz pas 4 vitesh, synon triologjinë me McGregor

“Gangsteri” i UFC-së gati të rikthehet në kafaz pas 4 vitesh, synon triologjinë me McGregor

Luftëtari i arteve marciale mikse, Nate Diaz, synon të rikthehet sërish në kafaz 4 vjet nga përballja e fundit. Jo vetëm kaq, por “gangsteri nga Stockton” ka përmendur edhe tri kundërshtarë të mundshëm për ndeshjen e ardhshme. Në vitin 2022, Diaz e mbylli kontratën e tij me UFC-në duke e mposhtur Tony Ferguson për të fituar lirinë e tij. Më pas ai kaloi në ring, duke zhvilluar dy duele boksi (një fitore një humbje), më e fundit në vitin 2024, kur mundi Jorge Masvidal. Tani, pas 4 vitesh nga hera e fundit në kafaz, Nate Diaz (21 fitore e 13 humbje) është i hapur për t’u rikthyer në aksion. Duke folur me TMZ, 40-vjeçari emëroi tre kundërshtarë si të mundshëm për ndeshjen e tij të...