Galliani zbulon prapaskenat: Van Basten, goditja ime e madhe. Ja si e mora Ibrahimović nga Barcelona
12 Mars 2026 14:36 Alfred Lleshi Adriano Galliani ka dhënë një intervistë të gjatë në podcastin “Colpi da Maestro”, ku drejtuesi historik kuqezi ka zbuluar disa prapaskena të operacioneve më të rëndësishme të merkatos. Për natën më të vështirë të një negociate ai kujton transferimin e Zlatan Ibrahimović: “Isha në Barcelonë me presidentin e Barçës dhe me Mino Raiola. Një vit më parë Ibra ishte blerë te Barcelona nga Interi për një shifër shumë të madhe dhe mendoja se ishte e pamundur ta merrnim pas vetëm një viti. Disa ditë para mbylljes së merkatos, Raiola më telefonoi dhe më tha të shkoja në Barcelonë sepse mund të bëhet. Shkova atje dhe nisi një betejë e madhe për Ibrën, derisa në fund arrita ta marr në huazim...
Burimi:
telesport.al