Gallatasarai dëshiron Arbër Hoxhën, dhe i bën ofertë Dinamos së Zagrebit
Adriatik BALLA Lajme interesante në merkato për disa lojtarë të përfaqësueses kuqezi, të cilët kanë shanse që të rrisin potencialin e tyre në karrierë e të luajnë në klube më të rëndësishme se ku janë aktualisht. Kështu, gjiganti turk i futbollit, Gallatasarai, i ka bërë ofertë gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, për sulmuesin e krahut Arbër Hoxha. Kështu kanë raportuar të martën mediumet në Kroaci. “Dinamo është shumë i vetëdijshëm se Hoxha është një nga lojtarët kyç në përpjekjen e tyre për ta fituar titullin dhe sigurisht që nuk do ta shesin atë, pavarësisht se sa shumë ofron Gallatasarai”, shkruan “Veçernji List”. Hoxha në 23 ndeshjet e këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë. Muçi i ndarë mes Beshiktashit dhe Trabzonsporit Ernest...
Burimi:
sot.com.al