Galatasaray “makthi” i Juventusit. Bardhezinjtë “tradhtohen” nga mbrojtja, përmbysje e çmendur e turqve (video)

Galatasaray “makthi” i Juventusit. Bardhezinjtë “tradhtohen” nga mbrojtja, përmbysje e çmendur e turqve (video)

Galatasaray ka fituar 5-2 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të vlefshme për play-offin në Champions League, për një biletë për 16 ekipet më të mira. Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, ku pas një rivënie anësore për Juventusin dhe topit të humbur në zonën e tyre nga Kenan Yildiz, ishte braziliani Gabriel Sara që gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën. Megjithatë, kundërpërgjigjja e bardhezinjve ishte e menjëhershme. Në aksionin e parë pas golit, Andrea Cambiaso kroson në zonë për Pierre Kalulu, goditja e francezit me kokë ndalet nga portieri vendas Cakir, por Teun Koopmeiners që ndoqi aksionin deri në fund, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë dhe të barazonte shifrat 1-1. Në minutën e 32-të, Teun...