Galatasaray kërkon sulmuesin e Napolit, por merr refuzimin direkt nga lojtari dhe klubi
14 Janar 2026 20:45 Telesport Duke qenë se në sezonin e tij të parë në Serie A me fanellën e Napolit nuk është se po shkëlqen dhe luan si zëvendësues, Galatasaray ka kërkuar huazimin e Noa Lang deri në fund të sezonit. Mediet italiane bëjnë me dije se si lojtari ashtu edhe klubi i Napolit i kanë kthyer përgjigjen negative direkt klubit nga Stambolli. Noa Lang u transferua verën e kaluar nga PSV te Napoli për 25 milionë euro dhe deri tani është aktivizuar në 25 ndeshje, ku ka luajtur 904 minuta dhe ka shënuar vetëm 1 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Noa Lang ka dalë kundër huazimit te Galatasaray, duke qenë i bindur se momenti i tij te Napoli do të vijë. Pavarësisht...
Burimi:
telesport.al