Galatasaray kërkon Arbër Hoxhën, Dinamo Zagreb nuk pranon ta shesë. Por, situta mund të ndryshojë…
13 Janar 2026 19:39 Telesport Mediet turke bëjnë me dijë se Galatasaray ka dërguar një ofertë zyrtare drejt Dinamo Zagreb për Arbër Hoxhën. Anësori kuqezi ka treguar një formë shumë të mirë në pjesën e parë të sezonit me klubin kroat, ku ka shënuar edhe 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Ende nuk bëhet e ditur shifra që klubi turk ka ofruar për Arbër Hoxhën, por bëhet me dije se Dinamo Zagreb nuk pranon ta shesë lojtarin në mes të sezonit, duke ditur rëndësinë e tij në ekip dhe sa vendimtar mund të jetë për pjesën e mbetur të sezonit. Kontrata e Hoxhës me klubin kroat skadon në vitin 2029. Megjithatë, situata mund të ndryshojë deri në fund të afatit të merkatos së janarit....
Burimi:
telesport.al