Galatasaray-Juventus, mbyllet pjesa e parë. Një holandez “hesht” Stmabollin (video)
Pjesa e parë mes Galatasaray-it dhe Juventusit dhuroi një spektakël të vërtetë, me 3 gola të shënuar, në sfidën e parë të play-offit, e cila po luhet në Stamboll. Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, ku pas një rivënie anësore për Juventusin dhe topit të humbur në zonën e tyre nga Kenan Yildiz, ishte braziliani Gabriel Sara që gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën. Megjithatë, kundërpërgjigjja e bardhezinjve ishte e menjëhershme. Në aksionin e parë pas golit, Andrea Cambiaso kroson në zonë për Pierre Kalulu, goditja e francezit me kokë ndalet nga portieri vendas Cakir, por Teun Koopmeiners që ndoqi aksionin deri në fund, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë dhe të barazonte shifrat 1-1. Në minutën...
Burimi:
telesport.al