Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Galatasarai kundërshton çmimin e fituar nga Ernest Muçi: Goli i Osimhen ishte aq madhështor, sa nuk hyn fare në krahasim
Ernest Muçi po kalon një formë fantastike dhe në dhjetor ka fituar çmimin e golit më të bukur. Lojtari i Trabzonsporit realizoi një gol fantastik kundër Goztepes teksa me topin në ajër goditi menjëherë dhe sfera përfundoi mes këmbëve të dy lojtarëve kundërshtarë përpara se të gjente rrjetën. Një vlerësim që i ka gëzuar shumë te Trabzonspori, por jo shumë te Galatasarai. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Galatasarait ka reaguar ashpër duke treguar golin e bukur të Osimhen me gjysmë rroveshatë duke thumbuar çmimin e dhënë për Muçin: “Ky gol i Osimhen ishte aq madhështor, aq sa nuk futet fare në krahasim”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/