Gafë e Estupinan, Lazio mposht 1-0 Milanin! Igli Tare ‘tërbohet’ me Rafa Leaon
Milani nuk ka mundur dot t’i afrohet Interit që mban kreun e Serie A, me këta të fundit që u ndalën 1-1 nga Atalanta në ‘San Siro’. Kuqezinjtë e Max Allegrit u mposhtën 1-0 nga Lazio mbrëmjen e të dielës në ‘Olimpico’, sfidë e cila vlente për raundin e 29-të në kampionat.Bardhekaltrit e Sarrit ishin më kërkues, teksa në minutën e 24-t goditën traun e portës. Vetëm dy minuta më vonë, Marusic dha një pasim të gjatë për Isaksen, i cili përfitoi nga gafa e Estupinan, kontrolloi bukur topin dhe me të majtë nuk e pati të vështirë të ‘thyente’ portierin Maignan.Paçka rasteve që u paraqitën gjatë ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Lazio siguroi tri pikë të arta përballë Milanit. Te kuqezinjtë nuk munguan...
Burimi:
ntv.al