Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Gabriel Jesus: Nuk jam këtu për klimën e Londrës, por për të bërë histori me Arsenalin
19 Dhjetor 2025 8:59 Alfred Lleshi Në një intervistë të detajuar për “The Players Tribune”, Gabriel Jesus ka hedhur poshtë zërat e merkatos që e shohin larg Londrës, duke riafirmuar lidhjen e tij me Arsenalin: “Ndjej se kam ende llogari të hapura me Arsenalin. Nuk dua të largohem. Shumë më pyesin pse nuk zgjedh ‘Saudi Pro League’ ose një rikthim në atdhe. Një ditë do të më pëlqente ta mbyllja ciklin me Palmeirasin, por ai moment nuk ka ardhur ende”. Sulmuesi shpjegon se zgjedhja për të ndjekur Mikel Arteta lidhet vetëm me ambicien sportive: “Kur vendosa të ndiqja Mikel, objektivi im nuk ishte thjesht të shënoja, por të fitoja trofe. Në Premier League më shihnin si ‘finalizues të pastër’, por nuk e konsideroj veten të...