Fytyrë e qetë dhe buzëqeshje. Lautaro në versionin baba, në pritje të testeve mjekësore
20 Shkurt 2026 7:53 Alfred Lleshi Të premten ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë natyrën reale të dëmtimit që Lautaro Martínez pësoi kundër Bodø/Glimt. Interi pret, ndërsa tifozët zikaltër mbajnë gishtat e kryqëzuar. Problemi në pulpë do ta mbajë jashtë kapitenin për një periudhë ende të papërcaktuar. Në horizont janë ndeshjet me Lecce dhe Genoa në kampionat, të ndërthurura me kthimin e “play off”-it të Champions League dhe më pas derbi me Milanin. Për tri sfidat e para duket i pamundur rikuperimi, ndërsa edhe për derbin vendimtar të titullit momentalisht situata është e njëjtë. Gjithsesi, vetëm sot, pas vizitave mjekësore, do të ketë përgjigje përfundimtare. Kapiteni ka mësuar të rikthehet shpejt, falë një pragu shumë të lartë dhimbjeje, por në klub askush nuk dëshiron të marrë...
Burimi:
telesport.al