Fytyra e Olsi Ramës që konfirmonte dhe një apel i ngritur nga Gaz Demi në festën e Partizanit, targeti ishte…Edi!

Fytyra e Olsi Ramës që konfirmonte dhe një apel i ngritur nga Gaz Demi në festën e Partizanit, targeti ishte…Edi!

Nga Gerti Çarçani Mjaftoi një jubile i një marke të madhe si Partizani, dhe përsëri kauza e Sponsorizimit të munguar në futboll e sport rikthehet në qendër të diskursit emergjent dhe shumë të domosdoshëm. E pikërisht nga podiumi festiv i 80 viteve Partizan, presidenti i këtij klubi Gazment Demi orientoi maksimalisht vëmendjen e gjithkujt, me thirrjen e radhës drejtuar Qeverisë: Na duhet sa më shpejt ligji i Sponsorizimit! Një mesazh për të disatën herë ky, por këtë radhë, Gaz Demi zgjodhi “foltoren” e festës përvjetor të klubit të tij, që të riprekte edhe një herë në memorien e burokracisë, atë që nuk po bëhet deri më tani. Dhe këtë mesazh e dha, në prani të mikut të tij, presidentit Armand Duka, por njëherësh, në prezencë...