FUTSALL/ Shqipëria e mbyll në vendin e dytë dhe kualifikohet për në raundin kryeor për kualifikueset e Kupës së Botës

FUTSALL/ Shqipëria e mbyll në vendin e dytë dhe kualifikohet për në raundin kryeor për kualifikueset e Kupës së Botës

Kombëtarja shqiptare e futsalit e ka mbyllur në vendin e dytë raundin paraeliminator të Grupit E të Kupës së Botës së Futsall, duke siguruar kualifikimin për në raundin kryesor të këtij kompeticioni. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, Shqipëria u mposht 3-2 nga Letonia në një përballje shumë të luftuar. Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini (GK), Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu, Arif Limani. Kuqezinjtë e nisën në mënyrë perfekte takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me golin e realizuar nga Arif Limani. Megjithatë, Letonia reagoi menjëherë dhe barazoi në minutën e 2-të me Andrejs Baklanovs. Në minutën e 11-të Miks Babris kaloi Letoninë në avantazh, ndërsa pak...