Futsall/ Finalja e Kupës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë dhuron spektakël, në fund festojnë vlonjatët

Futsall/ Finalja e Kupës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë dhuron spektakël, në fund festojnë vlonjatët

23 Dhjetor 2025 20:43 Telesport Flamurtari ka fituar Kupën e Shqipërisë në Futsall, pasi triumfoi 3-2 ndaj Vllaznisë në finalen e madhe. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhuroi emocione të shumta, me një ndeshje të luftuar dhe të hapur deri në minutat e fundit. Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 7-të me golin e Besfort Gjoklajt. Flamurtari barazoi në minutën e 11-të me Shehajn. Skuadra shkodrane rimori epërsinë në minutën e 16-të me Hysenajn, ndërsa sërish Shehaj vendosi baraspeshën në minutën e 19-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2. Në fraksionin e dytë, Flamurtari arriti të siguronte fitoren dhe trofeun në minutat e fundit, me golin vendimtar të Kalus, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-2. Pas përfundimit...