Futsal Junior / Sekretari i Përgjithshëm i SHRF Tiranë vlerëson organizimin: Mbi 500 fëmijë pjesëmarrës, në plan një turne edhe më i madh
Pas tre javësh plot energji, emocione dhe pasion për futbollin, turneu “Futsal Junior” përfundoi me sukses edicionin e tij të tretë. Në një aktivitet që për tre javë me radhë mblodhi rreth 500 fëmijë pjesëmarrës dhe qindra tifozë, turneu u shndërrua në një festë të vërtetë futbolli. Sekretari i Përgjithshëm i SHRF Tiranë, Ardian Haçi, në një përmbledhje të punës së bërë dhe objektivave për të ardhmen, theksoi rëndësinë që ky turne ka në strategjinë afatgjatë të zhvillimit të futbollit për fëmijë, si dhe planet konkrete për zgjerimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti, që po fiton gjithnjë e më shumë interes brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mbyllja e turneut “Futsal Junior” dhe një përmbledhje e punës së bërë gjatë tre javëve në kuadër të organizimit të...
Burimi:
sportekspres.com