Futbollisti francez rrëzohet nga ujëvara dhe humb jetën teksa po bënte ‘selfie’ me të dashurën
Futbollisti Alexis Vergos humbi jetën tragjikisht pasi u rrëzua nga një ujëvarë në Tajlandë, teksa ishte për pushime me të dashurën dhe një ‘selfie’ ka rezultuar tragjik. Alexis Vergos po ngjitej në një mal në provincën Surat Thani të hënën pasdite kur çifti ndaloi për të bërë foto. 22-vjeçari nga Quimper i Francës thuhet se u kthye prapa për të parë më mirë Ujëvarën Na Muang 2 në ishullin Koh Samui kur rrëshqiti dhe u rrëzua në ujërat e thella dhe të vrullshme. Sipas policisë së Koh Samui, Alexis rrëshqiti nga shkëmbi, duke rënë disa metra në ujin e rrëmbyeshëm dhe duke goditur shkëmbinjtë. Një autopsi fillestare konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. E dashura e tij u kap pas një dege dhe shmangu rrëzimin që mund të ishte tragjik. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të...
Burimi:
javanews.al