Futbolli sipas Piqué: 0-0 i vret emocionet, Serie A nuk është e ngadaltë
19 Janar 2026 9:19 Alfred Lleshi Ish-shtylla e mbrojtjes së Barcelonës, Gerard Piqué, pas tërheqjes nga futbolli po promovon ide inovative në botën e sportit. Si nismëtar i “Kings League”, në një intervistë për “La Repubblica” theksoi se organet më të larta të futbollit botëror nuk i dëgjojnë mjaftueshëm tifozët: “FIFA dhe UEFA nuk e dëgjojnë publikun, nuk e pyesin çfarë dëshiron. Ne, përkundrazi, po. I kemi lënë tifozët të zgjedhin ngjyrat e fushës, eventin, kohëzgjatjen e lojës, ditët. Pyesim dhe i lëmë të vendosin”. Piqué u ndal edhe te mungesa e emocioneve në ndeshjet e sotme. “0-0 është vrasësi i emocioneve”, duke kërkuar një produkt më të shpejtë dhe interaktiv. Megjithatë, ai mbrojti futbollin italian: “Futbolli italian nuk është i ngadaltë, është si ai...
Burimi:
telesport.al