Futbolli në zi, ndahet nga jeta pronari i klubit të njohur
Michael Hartono, aksioneri kryesor i klubit të Comos, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai, së bashku me vëllanë e tij, Robert Budi, janë miliarderë indonezianë, të renditur ndër më të pasurit në botë, të njohur për ndërtimin e një kompanie të njohur duhani dhe për investimet e tyre në banka, fushën elektronike dhe pronësi të paluajtshme. Që nga viti 2019, ata zotërojnë klubin e Comos, të cilin e kanë çuar nga Serie D deri në Serie A dhe tani në zonën e Ligës së Kampionëve. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e raportuan mediat indoneziane, ndërsa klubi nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare. Pak më vonë, Como publikoi një mesazh ngushëllimi. “Como 1907 është thellësisht i pikëlluar nga ndarja nga jeta e...
Burimi:
sot.com.al