Futbolli në zi, ndahet nga jeta lojtari 25-vjeçar

Futbolli në zi, ndahet nga jeta lojtari 25-vjeçar

Futbolli në zi për humbjen e Ioan Evans, një sulmues i ekipit uellsian Afan Lido, i cili ndërroi jetë tragjikisht në moshën e re 25 vjeçare. Afan Lido, nëpërmjet një deklarate, shprehu hidhërimin e tyre të thellë për ndarjen nga jeta të Evans. Klubi reflektoi mbi pasionin e tij për futbollin dhe lidhjen me ekipin, duke vënë në dukje se ai ishte një figurë e dashur që u sillte gëzim dhe pozitivitet të gjithëve. “Ai ishte njeriu më i vogël në dhomat e zhveshjes, por kishte ndikimin më të madh tek ata përreth tij”, thuhej në deklaratë. Klubi ka ndërmarrë hapa të menjëhershme për t’u ofruar mbështetje lojtarëve të ekipit gjatë kësaj kohe të vështirë. Evans ishte një nga lojtarët që luajti më gjatë në...