Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës
Një lajm i trishtë ka goditur futbollin italian dhe klubin e Fiorentinës. Presidenti i klubit viola, Rocco Commisso, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga vetë shoqëria përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e saj, ku theksohet se Commisso u nda nga jeta pas një periudhe të gjatë trajtimesh mjekësore. I lindur në Marina di Gioiosa Ionica, në provincën e Reggio Calabria, Commisso u transferua në Shtetet e Bashkuara që në moshë të re për t’u ribashkuar me familjen. I apasionuar pas futbollit që në rini, ai hyri në botën e sportit duke blerë shumicën e aksioneve të New York Cosmos në vitin 2017, ndërsa më 6 qershor 2019 u bë zyrtarisht pronar i Fiorentinës. Gjatë drejtimit të...
Burimi:
javanews.al