Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ikona që u shpall kampion me Interin
Futbolli italian humbet një tjetër figurë të rëndësishme të viteve ’70 dhe ’80. Është ndarë nga jeta Nazzareno Canuti, ish-mbrojtësi legjendar i Interit të Eugenio Bersellinit, kampion i Italisë në sezonin historik 1979/80, titulli i fundit i fituar pa lojtarë të huaj. Canuti kishte festuar 70-vjetorin më 15 janar, vetëm pak ditë më parë, dhe klubi zikaltër i kishte kushtuar një faqe speciale në faqen zyrtare. Pavarësisht një periudhe të shkurtër te Milani, ai mbetet një bandierë e vërtetë e Interit. I rritur në sektorin e të rinjve zikaltër, Canuti debutoi me ekipin e parë në vitin 1975 dhe qëndroi deri në vitin 1982, duke fituar një Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe Mundialiton për klube në vitin 1981. Ai ishte pjesë e formacionit të...
Burimi:
sot.com.al