Futbolli bazë/ Sulova Sport përfiton nga projekti i FSHF-së “Uniforma Ime” në 2-vjetorin e themelimit

Futbolli bazë/ Sulova Sport përfiton nga projekti i FSHF-së “Uniforma Ime” në 2-vjetorin e themelimit

Klubi Sulova Sport ka festuar 2-vjetorin e themelimit, duke shënuar një rritje të qëndrueshme në futbollin bazë. Aktualisht, klubi numëron 64 djem të federuar dhe po punon për krijimin e një ekipi me 10 vajza, ndërsa ka disa ekipe aktive në garat zyrtare, në bashkëpunim me trajnerë profesionistë. Me rastin e këtij përvjetori, Sulova Sport përfitoi për herë të parë nga projekti i Federatës Shqiptare të Futbollit “Uniforma Ime”, ku të gjithë sportistët u pajisën me nga një komplet uniformash sportive dhe çanta, në mbështetje të zhvillimit dhe motivimit të futbollistëve të rinj. Futbollistët e rinj u përshëndetën nga Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, Ilirjan File, ku ishte i pranishëm së bashku me drejtorin teknik të SHRF Elbasan, Eriol Merxha. Ky aktivitet përfaqëson...