Futbolli amator 5×5, mësohet finalja e madhe për zonën e Tiranës

Futbolli amator 5×5, mësohet finalja e madhe për zonën e Tiranës

9 Shkurt 2026 18:36 Telesport Kupa e Kampionit në futbollin amator 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë ka hyrë në fazën përmbyllëse, pas zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale, të cilat kanë përcaktuar edhe dy skuadrat finaliste. Në gjysmëfinalen e parë, Dymbëdhjeta 5×5 arriti një fitore të rëndësishme ndaj Beautiful Albania me rezultatin 3-1, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe. Në përballjen tjetër gjysmëfinale, ATS 5×5 dominoi ndaj Julton 5×5, duke fituar thellë 5-0 dhe prerë biletën për finalen. Pas këtyre rezultateve, finalja e Kupës së Kampionit 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë do të luhet mes ATS 5×5 dhe Dymbëdhjeta 5×5. Ndeshja finale është programuar më 16 shkurt 2026, në orën 21:00, në Kompleksin Koldashi. Rezultatet e gjysmëfinaleve: Dymbëdhjeta 5×5 vs Beautiful Albania 3-1ATS 5×5 vs Julton...