Futbolli amator, 5×5. Luhen çerekfinalet, përcaktohen ndeshjet gjysmëfinale
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës “Kategoria e Parë” në futbollin amator 5×5, duke përcaktuar katër skuadrat që do të vijojnë garën në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Katër skuadrat gjysmëfinaliste janë Supreme 5×5, Luminesen 5×5, FC Priska dhe Raja Sistem. Në çerekfinale, Supreme 5×5 fitoi ndaj Union Bank 5×5 me rezultatin 4-1, ndërsa Luminesen 5×5 triumfoi përballë Barrikada A 5×5 me shifrat 5-3. FC Priska u tregua superiore ndaj FC Alpha, duke fituar 9-3, ndërsa Raja Sistem mundi Mici Konstruksion me rezultatin 5-2. Pas përfundimit të kësaj faze, janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale të Kupës “Kategoria e Parë” 5×5, ku priten përballje të forta dhe spektakël. Supreme 5×5 do të përballet me Raja Sistem, ndërsa Luminesen 5×5 do të ndeshet me FC Priska....
Burimi:
telesport.al