Futboll mes predhash e raketash? Ministri iranian i sportit njofton bojkotin e Botërorit në SHBA
11 Mars 2026 13:39 Alfred Lleshi Tensionet politike mes Iranit dhe SHBA mund të kenë pasoja edhe në sport. Ministri iranian i sportit, Ahmad Donjamali, deklaroi se kombëtarja e vendit të tij nuk do të marrë pjesë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Amnerikën e Veriut. Sipas raportimit të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ministri mbajti një qëndrim shumë të ashpër gjatë një interviste televizive: “Meqë kjo qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë, nuk kemi asnjë qëllim të marrim pjesë në Botërorin amerikan”. Ai akuzoi gjithashtu SHBA për veprime armiqësore ndaj Iranit: “Janë ndërmarrë veprime të këqija kundër Iranit. Na janë imponuar dy luftëra në 8 ose 9 muaj dhe mijëra qytetarë tanë janë vrarë”. Donjamali theksoi se, në këtë situatë, “nuk kemi...
Burimi:
telesport.al