Futboll 9×9/ Në grupin A kryeson Alpha CrossFit, kurse në grupin B, Dajti
Krahas kampionatit të rregullt të futbollit për meshkuj e femra dhe për grupmoshat, Federata Shqiptare e Futbollit organizon veprimtari të ndryshme edhe të disiplinave të tjera të futbollit, si të sallës, plazhit etj. Kështu, mes shumë aktiviteteve, FSHF Sunday League 9×9 vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të lartë, teksa java e 12 të kampionatit amator solli rezultate interesante dhe ndikoi ndjeshëm në renditjen e të dy grupeve. Në Grupin A, vëmendja ishte te përballja mes Alpha CrossFit dhe FC Tigres, ku kryesuesit u ndalën, pasi u mundën me rezultatin minimale 0-1. Pavarësisht këtij rezultati, Alpha CrossFit mbetet në krye me 33 pikë, ndërsa FC Tigres përfiton për t’u afruar dhe ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë. Barrikada u ndal në barazim 2-2...
Burimi:
sot.com.al