Fushata për presidencën e Barcelonës dhe abuzimi me imazhin e Leo Messit

Fushata për presidencën e Barcelonës dhe abuzimi me imazhin e Leo Messit

Leo Messi po bëhet një nga figurat qendrore të fushatës zgjedhore të Barcelonës. Kjo po ndodh pa e kërkuar ai vetë, sepse që në fillim e kishte shumë të qartë se nuk donte të përfshihej në këtë proces, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ana e parakandidatëve për ta tërhequr në kauzat e tyre përkatëse. Të thonë çfarë të duan, realiteti është se Leo vazhdon të mos hyjë në fushatë, pavarësisht gjithçkaje që sheh dhe thuhet. “MARCA” ka kontaktuar me rrethin e argjentinasit, i cili ka përsëritur se nuk ka folur me askënd dhe nuk ka ndërmend ta bëjnë këtë gjatë procesit zgjedhor. Nuk do ta bëjë as drejtpërdrejt dhe as tërthorazi me kandidatët për president të Barcelonës, megjithëse ka gjëra që nuk po i pëlqejnë....