Fury: Makhmudov e vlerësoj por do ta bëj shembull, do ta vërtetoj sërish se jam më i miri në botë

Fury: Makhmudov e vlerësoj por do ta bëj shembull, do ta vërtetoj sërish se jam më i miri në botë

Arslanbek Makhmudov e ngriti hopa Tyson Fury me një përqafim si ariu kur të dy u përballën në konferencën e tyre të fundit për shtyp të enjten. Fury e priti me humor të mire këtë gjest, pasi më herët i kishte bërtitur dhe e kishte gudulisur rivalit, përpara se kundërshtari i tij ta ngrinte në ajër. Fury është i vendosur të fillojë një sulm drejt bërjes kampion bote në peshën e rëndë për të tretën herë këtë fundjavë kur të ndeshet me Makhmudov. Britaniku është rikthyer nga një pension i shkurtër, për të boksuar për herë të parë që nga humbja e revanshit ndaj Oleksandr Usyk, në dhjetor 2024. Për të, kjo është faza e parë e misionit të tij për të rimarrë një titull...