Fundi i hidhur me Realin e Madridit nuk e ndal, Çabi Alonso do të kthehet sërish në ajkën e futbollit europian

Fundi i hidhur me Realin e Madridit nuk e ndal, Çabi Alonso do të kthehet sërish në ajkën e futbollit europian

Reali i Madridit ishte një ëndërr e madhe e Çabi Alonsos, i cili la menjërë Leverkusenin për t’u ulur në stolin e “los blancos”. Por ëndrra madrilene përfundoi më shpejt se sa mund ta kishte menduar. Vetëm pak muaj kaluan dhe ish-mesfushori spanjoll e pa veten të shkarkuar nga detyra. Yjet e Realit të Madridit nuk e pranuan kurrë disiplinën e rreptë të Çabit dhe përfundimi rezultoi i hidhur për këtë të fundit. Por trajneri 44-vjeçar nuk e ka në mendje të qendrojë gjatë larg futbollit. Fabricio Romano zbulon se Çabi Alonso do të rikthehet shpejt. Sipas tij ish-trajneri i Realit dhe i Leverkusenit do të kthehet sërish në verë ose në vitin 2027. Alonso është i uritur për të arritur më shumë dhe klube...