Fund dramatik në derbin e Stambollit. Fenerbahce fiton në minutën e 100-të ndaj Besiktas dhe e bën garën për titull më të fortë se kurrë (video)
5 Prill 2026 21:25 Telesport Fenerbahce ka marrë fitoren e tretë rresht në Superligës turke, pas fitores 1-0 ndaj Besiktas, në derbin e madh të Stambollit, i vlefshëm për javën e 28-të. Përgjithësisht ishte një lojë e barabartë dhe e kujdesshme nga të dyja ekipet. Në minutën e 56-të, Fenerbahce gjen golin me Gokhan Sazdagi, por u anullua për pozicion jashtë loje. Sfida u zhbllokua vetëm në mintuat shtesë të pjesës së dytë. Arbitri kryesor i takimit jep 8 minuta shtesë. Pikërisht në fund, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe faullit të Emmanuel Agbadou ndaj Dorgeles Nene, Fenerbahce fiton penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR. Godet Kerem Akturkoglu, topi përfundon në rrjetë. Për Besiktas nuk ka më kohë të reagojë. Fenerbahce fiton 1-0 dhe...
Burimi:
telesport.al