FSHF zgjedh trajnerin e ri të Kombëtares U-15, i cili do të nisë menjëherë nga puna
16 Korrik 2026 16:10 Telesport Federata e Futbollit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Gent Mahmuti në drejtimin e Kombëtares shqiptare U-15. FSHF e falënderon Mahmutin për kontributin dhe punën e bërë me ekipin kombëtar të kësaj grupmoshe, duke i uruar suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Pas vlerësimit të bërë nga Drejtoria Teknike, Federata e Futbollit ka vendosur t’ia besojë drejtimin e Kombëtares U-15 trajnerit Bledar Borova. Borova është një emër i njohur në futbollin e moshave në Shqipëri, me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin e talenteve të rinj. Ai ka punuar për vite me radhë në Akademinë e Apolonisë, ku ka drejtuar ekipet e grupmoshave të ndryshme dhe ka mbajtur gjithashtu detyrën e drejtorit të akademisë. Gjithashtu, Borova ka qenë edhe pjesë...
Burimi:
telesport.al