FSHF vjen me risinë e radhës, Duka: Sjellim futbollin më afër tifozëve përmes zgjidhjeve digjitale

FSHF vjen me risinë e radhës, Duka: Sjellim futbollin më afër tifozëve përmes zgjidhjeve digjitale

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një Digital Bootcamp në bashkëpunim me Vodafone Albania, me fokus krijimin e zgjidhjeve inovative që përmirësojnë përvojën digjitale të tifozëve dhe shërbimet ndaj komunitetit të futbollit. Gjatë aktivitetit, ekipet e përbashkëta eksploruan platforma të reja angazhimi për tifozët, përdorimin e të dhënave për vendimmarrje më të mirë, si dhe mjete moderne komunikimi që afrojnë më shumë mbështetësit me lojën. Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Duka nënvizoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve digjitale për ta afruar futbollin me komunitetin dhe tifozët. “Dua t’ju falënderoj për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të kahershëm me Federatën e Futbollit, një bashkëpunim që për mua ka qenë në nivelet më të mira dhe që jam shumë i sigurt dhe i bindur që na ka ndihmuar...