FSHF vijon investimet: Kompleksi “Shefqet Lamçja” në Elbasan drejt standardeve moderne

FSHF vijon investimet: Kompleksi “Shefqet Lamçja” në Elbasan drejt standardeve moderne

Punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” po shkojnë drejt fazës përmbyllëse. Tashmë ka përfunduar ndërtimi i bazamentit si edhe janë realizuar punimet për sistemin modern të drenazhimit, depos së ujit dhe sistemin e vaditjes. Muaji mars konsiderohet periudha më e përshtatshme për hedhjen e farës dhe mbjelljen e barit natyral, çka do t’i japë fushës formën përfundimtare. Paralelisht me rikonstruksionin e fushës, Bashkia Elbasan ka investuar në përmirësimin e ambienteve të kompleksit, përfshirë dhomat e zhveshjes, të cilat tashmë ofrojnë kushte më funksionale dhe bashkëkohore për sportistët. Ky investim është pjesë e një strategjie më të gjerë të zhvillimit të infrastrukturës sportive në vend, ku po punohet njëkohësisht në disa terrene futbolli, si në ndërtimin e impianteve të...