FSHF Sunday League sjell emocione, ka rivalitet dhe ambicie për trofe

FSHF Sunday League sjell emocione, ka rivalitet dhe ambicie për trofe

Në futbollin amator po bëhet progres. Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit ka investuar shumë vitet e fundit për të rritur cilësinë në këtë disiplinë. Kështu, referuar njoftimit që jep vetë faqja zyrtare e federatës, FSHF Sunday League 9×9 vijon të konfirmohet si një nga kampionatet amatore më konkurruese, me ndeshje të luftuara dhe renditje që mbeten të hapura në të dy grupet edhe pas javës së 11-të. Në Grupin A, Alpha CrossFit shënoi një tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur FC Implant Sëiss 3-1 dhe u shkëput në krye të renditjes me 33 pikë. Barrikada u ndal në shtëpi nga Dymbëdhjeta, duke u mposhtur 0-1 dhe mbetet në vendin e dytë me 30 pikë. Three Lions 9×9 regjistroi një sukses të vlefshëm 2-0 ndaj...