FSHF Sunday League: Mësohen dy ekipet finaliste për Kupën Oktapus
12 Mars 2026 17:25 Telesport Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës Oktapus në FSHF Sunday League, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat finaliste të këtij kompeticioni. Në gjysmëfinalen e parë, Friends Team siguroi kualifikimin për në finale pas një fitoreje 3-1 ndaj Coca Cola Tepelena, në një ndeshje ku arriti të menaxhojë mirë lojën dhe të shfrytëzojë momentet vendimtare për të vulosur kualifikimin. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër ishte shumë më e ekuilibruar. Legjendat TT dhe Albamer barazuan 1-1 në kohën e rregullt, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga goditjet e penalltive. Nga pika e bardhë u tregua më e saktë skuadra e Legjendat TT, që triumfoi 4-2 dhe siguroi biletën për në finale. Pas këtyre rezultateve, është përcaktuar edhe finalja e Kupës Oktapus në FSHF...
Burimi:
telesport.al