FSHF Sunday League 9×9: Jva e 14-të, rezultatet e të gjitha përballjeve dhe renditja në të dy grupet
FSHF Sunday League 9×9 vijon të prodhojë ndeshje spektakolare dhe rivalitet të fortë, teksa java e 14-të e kampionatit amator solli rezultate të rëndësishme që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen e të dy grupeve. Në Grupin A, Barrikada konfirmoi formën e mirë duke fituar 2-0 ndaj Immi dhe duke ruajtur vendin e parë me 37 pikë. Alpha CrossFit mbetet në ndjekje pas suksesit 3-2 kundër FC Mallakastra dhe shkon në kuotën e 36 pikëve, ndërsa FC Tigres triumfoi 2-0 ndaj Antigonean dhe mban vendin e tretë me 35 pikë, duke e bërë luftën për kreun tepër të fortë. Fitore bindëse arriti FC Luminesen me rezultatin 5-1 ndaj FC Messer, ndërsa Dymbedhjeta mposhti 3-0 Happy Dent Center. Three Lions 9×9 fitoi 3-0 ndaj Futura Dent, ndërsa Friends...
Burimi:
telesport.al