FSHF prezanton strategjinë “Vision to Victory” 2026–2030, vizioni i ri për zhvillimin e futbollit shqiptar
Federata e Futbollit do të prezantojë ditën e hënë, më 26 janar në “Shtëpinë e Futbollit”, strategjinë 2026-2030 “Vision To Victory”, dokumenti strategjik që përcakton drejtimin, prioritetet dhe objektivat e zhvillimit të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Kjo strategji përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke synuar forcimin e futbollit në të gjitha nivelet, nga baza dhe edukimi, garat e ekipet kombëtare, futbolli i vajzave, tek infrastruktura, qeverisja, marrëdhëniet me publikun dhe përgjegjësia sociale. Në një periudhë ku futbolli shqiptar ka njohur zhvillime të mëdha e të rëndësishme dhe ka fituar eksperienca mjaft të vlefshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, FSHF ka vendosur të konsolidojë këtë rrugëtim përmes një vizioni të qartë dhe të strukturuar,...
Burimi:
sportekspres.com